Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri me mesazh mirënjohjeje për Hamzën: Respekti im për ty do të mbetet gjithmonë

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 15:44
Tahiri me mesazh mirënjohjeje për Hamzën: Respekti im për ty do të mbetet gjithmonë

Deputeti Arian Tahiri ka shprehur publikisht respektin dhe mirënjohjen e tij për Bedri Hamzën pasi dha dorëheqje nga kryetari i PDK-së, duke vlerësuar kontributin e tij politik e institucional, si dhe mbështetjen që i ka ofruar ndër vite.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se Hamza ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e PDK-së, duke dëshmuar profesionalizëm, maturi dhe aftësi udhëheqëse në përgjegjësitë e tij institucionale.

"Që nga vitet e hershme të angazhimit të tij, kryetari Bedri Hamza ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Me profesionalizëm, maturi dhe përkushtim, ai ka dëshmuar përgjatë viteve aftësi në menaxhim dhe udhëheqje institucionale, duke mbajtur përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të vendit", ka shkruar deputeti i PDK-së.

Tahiri ka vlerësuar veçanërisht besimin, mbështetjen dhe qasjen njerëzore të Hamzës ndaj bashkëpunëtorëve, duke theksuar se këto janë vlera që i çmon thellësisht.

"Tek ai kam vlerësuar gjithmonë jo vetëm përvojën dhe profesionalizmin, por edhe qetësinë, maturinë dhe mënyrën njerëzore me të cilën i ka trajtuar bashkëpunëtorët dhe përgjegjësitë. Pozitat janë të përkohshme, ndërsa kontributi, respekti dhe gjurmët që lëmë te njerëzit mbeten".

Deputeti e ka falënderuar Hamzën për mbështetjen dhe besimin e treguar ndër vite, duke theksuar se mirënjohja dhe respekti i tij do të mbeten gjithmonë.

tahirihamzënrespekti

Të ngjashme

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

16:05
Krasniqi për Hamzën: Me ty si kryetar PDK përballoi sfida të mëdha

Krasniqi për Hamzën: Me ty si kryetar PDK përballoi sfida të mëdha

15:53

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Jashari takon gjeneralin amerikan Lampe, diskutohet avancimi i partneritetit mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës
  • 16:44Mijëra studentë dhe mësues protestojnë në Greqi për kushte më të mira në arsim
  • 16:43Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve
  • 16:43Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit
  • 16:39Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë