Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, zëvëndëskryeminsitrit të Kurtit i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim detyre

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 15:25
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, zëvëndëskryeminsitrit të Kurtit i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim detyre

Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit Fikrim Damka, shtatë muaj pasi Gjykata Themelore e hodhi atë poshtë. Kolegji gjykues i Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e procedurës penale, duke konstatuar shkelje esenciale sipas nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale. 

Damka, si ministër i Zhvillimit Rajonal, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se ua kanë mundësuar jashtëligjshëm përfitimin prej një milion eurosh për “Caritasin Zviceran” dhe për organizatën “Germin”, në periudhën 2021-2022.

Sipas njoftimit, Apeli ka konfirmuar aktakuzën për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” ndaj Damkës dhe Kamberajt, edhe pse Themelorja vendosi ta pushojë procedurën me arsyetimin se “nuk ishin përmbushur kushtet për vazhdimin e procedurës penale në mungesë të provave”.

Aktualisht në Qeverinë “Kurti 4”, Damka është zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim.

apelikeqpërdorimrrëzon

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Jashari takon gjeneralin amerikan Lampe, diskutohet avancimi i partneritetit mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës
  • 16:44Mijëra studentë dhe mësues protestojnë në Greqi për kushte më të mira në arsim
  • 16:43Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve
  • 16:43Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit
  • 16:39Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë