Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mijëra studentë dhe mësues protestojnë në Greqi për kushte më të mira në arsim

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 16:44
Mijëra studentë dhe mësues protestojnë në Greqi për kushte më të mira në arsim

Mijëra student dhe mësues kanë marshuar rrugëve të Greqisë të mërkurën, duke kërkuar fonde më të larta shtetërore për arsimin, ambiente më të mira dhe klasa më pak të mbushura me njerëz duke u bërë jehonë protestuesve të tjerë në vendet evropiane, raporton Reuters.

Rreth 10,000 protestues, përfshirë studentë të shkollave të mesme dhe të universiteteve u mblodhën në mënyrë paqësore në qendër të Athinës. Të tjerët iu bashkuan tubimeve në qytete në të gjithë vendin duke shprehur solidaritetin e tyre me protestat në rritje në Francë dhe vende tjera të Evropës, kundër kostove të larta të jetës dhe asaj që ata quajten kushte të rënda shkollore.

Protestat i po e shtojnë presionin mbi qeverinë e djathtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotaki, e cila përballet me zgjedhje në mesin e vitit 2027, ndërsa populli grek po përballet me paga të palëvizsshme, qira të larta dhe rritje të çmimeve energjetike.

‘Nga Greqia në Francë, ne duam arsim publik dhe falas’, thërrisnin protestuesit pranë parlamentit.

Minsitrja e Arsimit Sofia Zacharaki, tha para protestave se i ka dëgjuar kërkesat e studentëve dhe e pranoi se kostot e strehimit po ushtrojnë presion mbi familjet greke dhe njoftoi se janë në zbatim projekte me vlerë 823 milion dollarë për ndërtimin e vendbanimeve të reja studentore dhe përmirësimin e atyre ekzistuese. Greqia e ka kaluar krizën e borxhit të periudhës 2009-2018 dhe që atëherë pagat janë rritur por fuqia blerëse reale për shumë grek mbetet ende ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian e tani ajo ka pësuar goditje të re për shkak të rritjes së inflacionit dhe çmimeve të larta të karburanteve të lidhura me luftën në Iran.

Për shumë të rinj strehimi në qytete është bërë i pa-përballueshëm për shkak të rritjes së qirave.

Reuters raporton se protestat në Athinë vijnë pas disa ditësh protestash në Francë dhe Shqipëri ku zemërimi lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe korrupsionit ka çuar në përplasje dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në Athinë protestat kanë qenë kryesisht paqësore ndërsa Qeveria Mitsotakis ka deklaruar se subvencionet shtetërore dhe ndihmat tjera që synojnë të mbështesin familjet dhe bizneset përball rritjes së kostos së jeteses, arrijnë deri në rreth 1 miliard euro.

mijërastudentëmësues

Më shumë nga Lajme

  • 17:40Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim, dyshohet se u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së
  • 17:38Varroset aktivisti i Aleancës Argjir Rexha, Haradinaj publikon foto nga ceremonia e varrimit
  • 17:19Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën
  • 17:14Presidentja Shiroka Pula pret në takim Kryeprokurorin e Shtetit
  • 17:14Rizvanolli dhe Ambasadori Schuebel vizitojnë “Kosova B”,në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave