Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK në Lipjani del me njoftim: Do t’i ndjekim ligjërisht personat që po shpifin e po propagandojnë ndaj Imri Ahmetit

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 18:20
LDK në Lipjani del me njoftim: Do t’i ndjekim ligjërisht personat që po shpifin e po propagandojnë ndaj Imri Ahmetit

Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka njoftuar se ka paraqitur sot denoncimin zyrtar në organet kompetente, me kërkesë për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes, shpifje dhe denigrim ndaj personalitetit të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti.

LDK dega në Lipjan thekson se kjo praktikë e ulët politike, po synon dëmtimin e imazhit të Ahmetit, e që përbën vepër të dënueshme ligjërisht.

“Hapa të njëjtë do të ndërmerren dhe do të ndiqen në mënyrë të rregullt dhe zyrtare nga organet e rendit dhe drejtësisë edhe ndaj personave përgjegjës për hapjen e profileve dhe llogarive në rrjete sociale që merren me shpifje, fyerje dhe prodhim të propagandës me qëllim denigrues.

LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës