Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përbërjen e re të Kryesisë së këtij subjekti politik.
Sipas një njoftimi ëpr media thuhet se kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re, e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak.
“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje”, thuhet ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me autorizimet e marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur më 31 janar, me të cilat autorizime kërkohet vendosja e Kryesisë së re si pjesë e riorganizimit të thellë politik; Kryetari i LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re të LDK-së në përputhje me këto autorizime të organit më të lartë vendimmarrës të partisë. Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re; e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak. Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje
Kryetar:
Lumir Abdixhiku
Anëtarët e Kryesisë (sipas renditjes alfabetike):
Alban Zogaj Alush Gashi Anton Quni Arbër Ismajli Ardian Shala Arjeta Salihu Abazi Armend Zemaj Avdullah Hoti Berat Rukiqi Besian Mustafa Bexhet Xheladini Doarsa Kica Xhelili Doruntinë Maloku Ekrem Hyseni Ermal Sadiku Fadil Hadergjonaj Festim Kabashi Gazmend Muhaxheri Hykmete Bajrami Ilir Ferati Izet Sadiku Jehona Lushaku Sadriu Kujtim Shala Lutfi Haziri Paris Guri Ruzhdi Shehu Shefqet Shehu Shkëmb Manaj Sibel Halimi Sokol Haliti Sokol Havolli Ukë Rugova Visar Azemi Xhafer Gashi Kryesia e re do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me programin tonë dhe objektivat përpara. Kjo përbërje vjen edhe si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative, në zbatim të platformës së miratuar nga Kuvendi, e cila parasheh konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve. Në këtë periudhë kalimtare, Kryesia ndërtohet me përfaqësim më të drejtpërdrejtë të drejtuesve të degëve, si bartës të legjitimitetit nga baza, ndërsa standardet e reja organizative do të zbatohen plotësisht në ciklin e ardhshëm të ristrukturimit. Në ditët ne vijim, pas konsultimeve shtesë, Kryesia do të plotësohet me përfaqësues nga degët e mëdha të papërfaqësuara në këtë përbërje. Në këtë fazë të rëndësishme politike, LDK mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të brendshëm, përfaqësimit të gjerë dhe ndërtimit të një alternative serioze për qytetarët e Republikës. Kryetari i LDK-së, në përputhje me udhëzimet dhe autorizimet e marra, do të propozojë së shpejti dhe Trupën Këshillëdhënëse, të përbërë nga figura të shquara të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përvojë të jashtëzakonshme institucionale e profesionale; si pjesë e riorganizimit të brendshëm