LDK mban sot tubime elektorale në Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë Dega 3, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në këto takime do të marrë pjesë kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili do të prezantojë drejtpërdrejt programin dhe vizionin qeverisës të LDK-së për Republikën e Kosovës.

Gjatë tubimeve do të shpaloset vizioni i LDK-së për zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, mirëqenie sociale dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, si dhe do të prezantohen kandidatët e LDK-së nga këto zona, të cilët partia i cilëson si njerëz të ndershëm, profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim publik me përgjegjësi.