Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 12:58
LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre.

Përmes një komunikate, kjo parti u ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi qytetarëve të vendit.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës mbështeten në sakrificën e brezave, në rezistencën politike e paqësore të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në mbështetjen vendimtare të aleatëve tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të Aleancës Veriatlantike NATO. Kjo trashëgimi është e përbashkët dhe përgjegjësia për ta ruajtur atë na takon të gjithëve”.

Ndër të tjera, LDK-ja përmes reagimit thotë se asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

“Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri. Djemtë e vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë”.

Ndër të tjera, LDK-ja thotë se mbetet e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës.

“Mbështesim pa rezervë kërkesën për shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të shkallës së dytë. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi dhe maturi. U kërkojmë përfaqësuesve politikë të tregojnë përgjegjësi në fjalët dhe veprimet e tyre, të shmangin nxitjen e tensioneve dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë dhe të unitetit qytetar. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën. Liria jonë ka kushtuar shumë. Shteti ynë është përgjegjësi e të gjithëve. Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë. UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”.

kosovësasnjëaktgjykim

Të ngjashme

Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës

Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës

12:30
Tërnava: Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e luftës së Kosovës!

Tërnava: Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e luftës së Kosovës!

13:50
Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën

Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën

13:44
Avokati i Thaçit: Po të isha deputet, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër

Avokati i Thaçit: Po të isha deputet, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër

13:39

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Reuters raporton për protestën te EULEX-i pas vendimit të Hagës
  • 13:37Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, vjen regimi nga BE
  • 13:37Avokati Koci: Procesi juridik s’ka përfunduar
  • 13:36Kica-Xhelili pas vendimit në Hagë: Çmenduri, veç në emrin tonë mos flisni
  • 13:33Sala Jashari e zhgënjyer pas vendimit në Hagë, kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit