Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Largohet nga puna ish-ushtari i UÇK-së, Fitor Jakupi: Nuk do të hesht, do të kërkoj drejtësi

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 10:51
Largohet nga puna ish-ushtari i UÇK-së, Fitor Jakupi: Nuk do të hesht, do të kërkoj drejtësi

Fitor Jakupi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ish-këshilltar i Bashkimi Demokratik për Integrim në Komunën e Kumanovës, ka reaguar publikisht pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Ja reagimi i tij publik:

PADREJTËSITË VAZHDOJNË ende ndaj meje.

Të pakënaqur nga Vendimi i punës për të punuar larg qytetit të lindjes ku kam qenë i punësuar (Kumanovë) me një vendim të sjellur nga drejtoria e të ardhurave publike sot më është sjellur VENDIMI për largim nga mardhënia e punës. -Arsyetim Më 18.12.2024 me vendim të sjellur nga ana e drejtorisë të ardhurave publike ku edhe deri sot kam qenë i punësuar më është përcaktuar që të punoj në drejtorin e të ardhurave publike qytetin e Shkupit për një kohë të caktuar me arsyetim për shkak të vëllimit të punës dhe ngecjeve të punëve të pa zgjidhura me një periudhë kohore për 3 muaj.Mirëpo për një kohë të shkurtër mu dha vendimi i përkohshëm për 6 muaj,por menjëherë pasoi edhe vendimi i dytë për 6 muaj të tjera dmth 1 vit shtesë me kohë të caktuar deri me datë 31.12.2025 me vendime të ndryshme për të punuar edhe punë të tjera të cilat edhe pse isha i punësuar në këtë drejtori nuk më takonin përshkak të thirrjes (sistematizimit ) së punës që e kam si (Përmbaruas i ri) por asnjëher nuk i kam kundërshtuar (përshkak qëllimit tim që të kryhen punët dhe mos të ketë ngecje). Mirëpo padrejtësisht edhe përshkak marrëveshjes kolektive që ka në dispozicion rregullorja e drejtorisë të ardhurave publike është tejkaluar koha për të cilën më kanë mbajtuar më shumë se 1 vit dhe më 21.01.2026 më është sjellur vendim i ri me preteks se duhet të jem në punë në drejtorinë e të ardhurave publike në qytetin e Shkupit deri më datë 31.12.2026 gjë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregulloren e marrëdhënies së punës në drejtorin e të ardhurave pubilike. Të pakënaqur nga ky vendim SOT më është sjellur vendimi për largim tërësisht nga puna. Kjo nuk është thjesht një goditje personale,por një tregues i një problemi më të madh që prek shumë njerëz në heshtje. Me ketë vendim të pa menduar mirë kanë thyer të gjitha normat dhe të drejtat e punonjësve të cilë tentojnë të jenë shembull për të mirën e përgjithshme. Nuk do të hesht,do të vazhdoj të kërkoj drejtësi dhe të ngre zërin për çdo padrejtësi-për veten dhe për të gjthë ata që ndodhen në të njejtën situatë.

p.s. Nuk thyhemi asnjeherë, do të qëndrojmë ashtu siç jemi!”, reagoi Fitor Jakupi.

ish-ushtari

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Analisti i njohur nga Tirana: Haradinajn e sulmojnë për Radojçiçin ata që luftën e shihnin në televizor
  • 20:52Reagon Qeveria Kurti pas deklarates së Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 20:05Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren
  • 19:57Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike