Arabia Saudite ka lansuar një vizë të re njëvjeçare me shumë hyrje, e cila do t’u lejojë pelegrinëve të Umres të bëjnë vizita të përsëritura.
Ministria e Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudite ka njoftuar një vizë të re me shumë hyrje për pelegrinët e Umres.
Me vizën e sapo lëshuar, e vlefshme për 365 ditë nga data e lëshimit, vizitorët mund të hyjnë në qytetet e shenjta disa herë për të kryer Umren për një qëndrim kumulativ jo më të gjatë se 90 ditë.
Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA), ky veprim “përputhet me Vizionin Saudit 2030 dhe qëllimet e Programit të Përvojës së Pelegrinit për të lehtësuar mbërritjen, për të pasuruar përvojën e pelegrinit dhe për të përmirësuar efikasitetin e shërbimit”.
Pelegrinët kanë të drejtë të përdorin vizën e re vetëm nëse blejnë një paketë shërbimi për Umren nga një ofrues i miratuar përmes platformës Nusuk Umrah të Arabisë Saudite për çdo vizitë. Platforma është “shop-i i vetëm” dixhital i vetë-stiluar i Mbretërisë që ofron lëshimin e vizave, akomodimin, transportin dhe rezervimet e fluturimeve për pelegrinët.
