Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky raportohet se është plani i Policisë për 16 shtatorin

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 18:39
Ky raportohet se është plani i Policisë për 16 shtatorin

Policia e Kosovës ka hartuar një plan të gjerë operacional për 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Paparaci ka mësuar detajet e këtij plani, sipas të cilit nga 15 shtatori ndërpriten pushimet vjetore për zyrtarët policorë që ndodhen brenda Kosovës, ndërsa kërkesat e reja për pushim nuk do të aprovohen.

Nga mëngjesi i 16 shtatorit, një numër njësish policore do të kalojnë në orar 12-orësh, ndërsa në Prishtinë do të aktivizohen tri togje rezervë, ka mësuar Paparaci nga burime brenda Policisë.

Kryeqyteti do të përforcohet edhe me togje rezervë nga Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Gjakova, Peja dhe Mitrovica e Jugut. Njësitë urdhërohen të jenë të pajisura me komplet pajisjet për menaxhimin e turmave.

Burimet i kanë thënë se plani parasheh gjithashtu angazhimin në Prishtinë të operatorëve të NJRSH-së nga gjashtë rajone policore. Në dokument përmendet edhe procedura që duhet ndjekur në rast se këto njësi kanë nevojë për pajisje me gaz lotsjellës.

Masa të posaçme sigurie parashihen edhe rreth objekteve të rëndësisë së veçantë dhe përfaqësive ndërkombëtare. Policia urdhërohet të vendosë patrulla te Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Zyra e BE-së, Zyra e Këshillit të Evropës, Rezidenca e Ambasadorit të BE-së, zyrat ndërlidhëse ruse, greke e rumune, si dhe te prokuroritë dhe gjykatat.

Një ekip i zjarrfikësve, së bashku me kamion për fikjen e zjarrit, është paraparë të vendoset më 16 shtator nga ora 10:00 në parkingun e brendshëm të EULEX-it në Zonën Industriale të Prishtinës.

Plani kërkon gjithashtu shtim të patrullimeve në zonat me popullatë të përzier dhe angazhim maksimal të inteligjencës policore për mbledhjen e informacioneve.

Mobilizimi i madh policor bëhet në ditën kur Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në Prishtinë janë paralajmëruar edhe organizime publike në lidhje me shpalljen e aktgjykimit

planipolicisështatorin

Më shumë nga Lajme

  • 19:30PDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses
  • 19:13Kujtim Shala ia prish gëzimin Kurtit dhe aleatëve të tij: Qeveria është jokushtetuese
  • 19:12Prenkaj: Anëtarësimi në KiE do t’i hapte rrugë Kosovës për rikthimin në arenën ndërkombëtare
  • 19:04Pas formimit të Qeverisë, Gashi: Tash nuk ka më alibi – Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër
  • 18:24“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve