Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos11 tetor 2025 në 11:39
Ky është 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Mitrovicë

Hysen Oshlani është 55-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Mitrovicë të Jugut.

Familjarë të të ndjerit kanë njoftuar se lidhur me varrimin e tij, të gjitha detajet do të bëhen të ditura me kohë.

Për vdekjen e tij ka shkruar Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku rektorja uirtene Deva ka shprehur ngushëllime për familjen Oshlanit.

“Të nderuar familjarë, miq e kolegë të të ndjerit, Hysen Oshlani, ju lus të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij nga jeta. Jemi me ju dhe pranë jush për të ndarë dhimbjen dhe mërzinë për familjarin tuaj dhe kolegun tonë.

Vdekja e tij e papritur në një aksident trafiku, na ka mërzitur tej mase të gjithëve në kolektivin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku ai ka punuar si udhëheqës i punëtorëve të mirëmbajtjes. Ka qene një punëtor i dalluar, një koleg i mirë dhe një njeri i dashur dhe i urtë.

Mirësia e tij të shërbejë si forcë për ta përballuar këtë humbje për familjen, miqtë e kolegët. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegram.

Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh, rreth 55-vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë”, kishte thënë Zahiti.

Ndërsa bazuar në informacionet e organeve të rendit, një nga katër të lënduarit është arrestuar pas trajtimit mjekësor.

Mitrovicë

Më shumë nga Lajme

  • 20:30Qytetarët për zgjedhjen e presidentes: Është krijuar stabilitet politik
  • 20:22Ronaldo i dërgon mesazh Messit: Historia jote do të mbetet përgjithmonë!
  • 20:09Çka pati deklaruar presidentja e zgjedhur para pak kohësh për vendimin e Specialës për ish-krerët e UÇK-së?
  • 20:02" VV nuk mori asgjë, përmbushi kërkesën e PDK-së"
  • 19:55Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës