Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kuvendi dështon të konstituohet, ekspertët: Çdo veprim tash është jashtë domenit kushtetues

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 17:37
Kuvendi dështon të konstituohet, ekspertët: Çdo veprim tash është jashtë domenit kushtetues

Seanca e djeshme(8 gusht) e Kuvendit të Kosovës nuk rezultoi me konstituim të këtij institucioni, pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutim të mëtejshëm për një marrëveshje politike edhe për zgjedhjen e presidentit, që çoi edhe në sulmin me vezë ndaj tij nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.

Por, vetë mbajtja e kësaj seance jo pardje(7 gusht), por dje (8 gusht), po vlerësohet nga njohës të Kushtetutës si seancë jashtë afatit kushtetues.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha për KosovaPress Kushtetuta parasheh që brenda 30 ditëve të konstituohet Parlamenti, mbështetur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025.

“30 ditë parasheh Kushtetuta të konstituohet Parlamenti, që të konstituohet Parlamenti. Po ashtu, Kushtetutën e ka mbështetur edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese 2025, i cili jep urdhër që brenda 30 ditëve të konstituohet Parlamenti. Tash çdo veprim, domethënë, që bëjnë parlamentarët, domethënë është veprim jashtë domenit kushtetues dhe ligjor. Por, domosdoshmërisht ata Kushtetuta i detyron që të konstituojnë Parlamentin si institucion i rëndësishëm dhe institucion bazik, pasi që jemi edhe republikë parlamentare”, tha Kryeziu.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, tek flet për KosovaPress, vë theksin te papërgjegjshmëria e klasës politike, duke vënë në dukje shpenzimet për tri palë zgjedhje. Ai këtë sjellje e quan të papranueshme.

“Është urgjente që kjo klasë politike të jetë më e përgjegjshme sepse kanë abuzuar faktikisht me besimin e dhënë nga qytetarët. Janë organizuar pa bazë, pa arsye, pa nevojë, me shumë shpenzime tri palë zgjedhje dhe tani të grinden mes veti për gjëra, për të cilat mund të merren vesh për disa orë. Është e paarsyeshme, është e papranueshme dhe përfundimisht duhet ta ndërpresin këtë lojë politike dhe këto inate politike që kanë dhe papjekuri, sepse edhe mungesë e emancipimit demokratik dhe politik mund të quhet kjo që po ndodh mes tyre, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje dhe ta propozojnë një president konsensual”, tha Baraliu.

Tani për tani nuk dihet se ç’do të sjellin ditët vijuese në rrafshin e negociatave për krijimin e institucioneve të reja dhe as kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

konstituohetveprimjashtë

Të ngjashme

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

10:54
Ndërprerja e seancës, Hoti: Jemi jashtë spektrit kushtetues

Ndërprerja e seancës, Hoti: Jemi jashtë spektrit kushtetues

12:36

Më shumë nga Lajme

  • 11:36Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës
  • 11:28Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun
  • 11:22Pse VV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe? Përgjigjet Murati
  • 11:16Miftaraj: Kuvendi nuk u konstitua, një tjetër shkelje kushtetuese nga Kurti e Haxhiu
  • 11:09Lushaku Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet