Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mban epërsinë si kandidati me më së shumti vota nga të gjitha partitë.
Edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie, si Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza del si kandidati më i votuar në dy ciklet e fundit zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit, dy kandidatë më të rinj, Arian Tahiri e Përparim Gruda, u renditën ndër më të votuarit.
