Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Si u kap dhe kush është Dukagjin Nikollaj? U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 09:22
Kush është Dukagjin Nikollaj? U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë

Një person kishte mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant”, dhe disa të tjerë të plagosur në një rast që kishte ndodhur para rreth tre viteve në Prishtinë. Një ndër personat e dyshuar si i përfshirë, ka qenë edhe Dukagjin Nikollaj.

I njohur si “Duka”, i njëjti është ekstraduar nga Spanja në Kosovë gjatë ditës së djeshme, derisa ishte i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.

“Duka” kishte qenë në arrati që prej rastit të ndodhur në lokalin në kryeqytet, derisa ishte raportuar për arrestimin e tij në Spanjë.

Në rast, kishte qenë i përfshirë edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.

Dukagjin Nikollaj ishte i kërkuar nga FBI i dyshuar si pjesë e bandës “Krasniqi Organization”.

I njejti ishte shok me Kastriot Ramadanin, i cili kishte mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant”

Në një komunikatë për media të enjten, Policia e Kosovës njoftoi për ekstradimin e “Dukës”.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është dorëzuar në Rajonin e Prishtinës për të vazhduar me procedurat e tjera.

“I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të PK-së në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”.

dukagjinnikollajspanja

Të ngjashme

lajmi i fundit

Dukagjin Nikolla esktradohet në Kosovë, i shumëkërkuari nga FBI që dyshohet se u përfshi në vrasjen në Bon Vivant

20:38

Më shumë nga Lajme

  • 10:17Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
  • 10:13Gjermania i ekstradon Kosovës hajnin e shumëkërkuar
  • 10:03Bastisje në Zubin Potok: Arrestohet një person, Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake
  • 09:40Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e KGJK-së
  • 09:21Aksident në aksin Gjilan-Koretishtë, katër persona të lënduar