Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kush është Ardian Gjini, kryetari i ri i AAK-së?

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 17:33
Kush është Ardian Gjini, kryetari i ri i AAK-së?

Skena politike në Kosovë po pëson një lëvizje të rëndësishme, ku në qendër të vëmendjes është vënë kryetari shumëvjeçar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ardian Gjini sot është konfirmuar si kryetar i ri i partisë, në Kuvendin Zgjedhor.

Ish ushtar i UÇK-së dhe i njohur prej vitesh si krahu i djathtë dhe numri dy i Haradinajt brenda partisë, ai tashmë është bartës i listës zgjedhore për kryeministër në nivel vendi, në zgjedhjet që priten të mbahen me 7 qershor.

Në opinionin publik dhe atë lokal, Ardian Gjini njihet si njeriu që ka transformuar rrënjësisht Gjakovën.

Ai e udhëheq këtë komunë që nga viti 2017, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale fitoi besimin e qytetarëve duke siguruar mandatin e tij të tretë radhazi.

Gjatë qeverisjes së tij, Gjakova ka pësuar ndryshime të mëdha strukturore përmes qindra kilometrave rrugë të ndërtuara në qytet e fshat, unazave të reja rrugore dhe projekteve të shumta kapitale që e kanë kthyer atë në një model të qeverisjes lokale.

Kjo përvojë e gjatë menaxhuese vjen pas një rrugëtimi të pasur politik dhe institucional që Gjini e ka nisur herët.

I lindur më 18 janar 1970 në Gjakovë, Ardian Gjini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe një nga deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Shërbeu si anëtar i Grupit Politik Strategjik në bisedimet e Vjenës për Planin e Ahtisaarit dhe si anëtar i komisionit të parë kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozitën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ka qenë deputet për dy mandate në Kuvendin e Kosovës, ku udhëhoqi edhe grupin parlamentar të AAK-së.

Krahas karrierës institucionale, Gjini mban titullin Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane nga Universiteti i Kentit në Canterbury, Mbretëri e Bashkuar.

Për t’u fokusuar plotësisht në garën kombëtare dhe në zgjedhjet e brendshme partiake ku synon lidershipin e AAK-së, Gjini është liruar së fundmi nga detyra e kryetarit të degës së partisë në Gjakovë.

Ardian Gjini është i martuar, ka dy vajza dhe një djalë.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 18:45Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”