Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 21:12
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me presidenten Vjosa Osmani për temën e konstituimit të Kuvendit janë pajtuar që “të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata”.

Mimoza Kusari-Lila beson se me “bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë”.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën në Kuvend, sot në cilësinë e Kryetares së Alternativës, pata kënaqësinë të takoj Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

Biseduam hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.

Besoj se me bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

Mimoza Kusari Lila

Më shumë nga Lajme

  • 14:32Sorensen pas takimit me Kurtin: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
  • 14:20Osmani: Zhvendosja e fototgrafive po tentohet të arsyetohet si diçka normale, por vendet përballë tualeteve e ç’nderojnë Republikën
  • 14:20Seanca për Ibër-Lepencin, tre të akuzuarit s'e pranojnë fajësinë
  • 14:00Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
  • 13:59Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim për gjendjen e Kosovës