Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kusari-Lila dhe Angılı diskutojnë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik Kosovë–Turqi

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 10:10
Kusari-Lila dhe Angılı diskutojnë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik Kosovë–Turqi

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, në kuadër të vazhdimit të diskutimeve pas vizitës së Ministrit të Tregtisë së Turqisë në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për zonat industriale dhe potencialin për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, si dhe për organizimin e takimit inicues të kornizës së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu, temë e bisedës ishte edhe hapja e procesit të rinegociimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, me synimin që në të të përfshihet edhe sektori i shërbimeve, si dhe organizimi i Forumit të radhës Kosovë–Turqi që pritet të mbahet në Prishtinë.

Kusari-Lila theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me vendet mike do të vazhdojë, paralelisht me përpjekjet për rritjen e investimeve në sektorin prodhues dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë
  • 19:44“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen
  • 19:40Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm
  • 19:20Gërvalla: Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti
  • 19:12"Akoma të du", Ylli apo Sharri, kush e këndon më bukur hitin e Bertan Asllanit?