Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 08:09
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë

Në prag të ndërrimit të moteve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të pandërprerë, sidomos gjatë periudhës festive të Vitit të Ri.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të efektivëve të Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar ata si “shtyllë të rëndësishme” për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.

“Zyrtarët policorë, si në çdo kohë e në çdo cep të vendit, edhe sonte janë në detyrë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. I vizitova për t’i përshëndetur nga afër dhe për t’u shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të pandërprerë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se, përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë janë të pazëvendësueshme për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, dhe ka shpërndarë një mesazh urimi për Vitin e Ri.

“Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, ka përfunduar ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:26PDK i përgjigjet ofertës së Kurtit
  • 20:26Pas ofertës së Kurtit, reagon Lushtaku: Kryeministri i pit qorr, po kushtëzon votën për ligjin që mbronë historinë tonë për interesat e tij politike
  • 20:13Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”
  • 20:08Kurti-gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën
  • 19:57Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja