Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 00:00
Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi është dëshmi e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe mungesë e plotë e Serbisë për të dhënë përgjegjësi.

Ai ka thënë se koha e kaluar nuk e ulë detyrimin e Serbisë për përgjegjësi

“Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera. Kalimi i kohës nuk e shuan detyrimin për drejtësi. Përkundrazi, çdo vit që kalon e bën edhe më të rëndë barrën e pandëshkueshmërisë”, ka thënë Kurti në përvjetorin e 27-të të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit.

Ai ka thënë se bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për drejtësi e zbardhje të krimit.

“Republika e Kosovës beson se paqja e qëndrueshme dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve të rajonit mund të ndërtohen vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin
  • 11:19PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara