Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kurti ka thënë se ky ishte takimi i tij i parë me presidentin amerikan.
“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet”, ka shkruar Kurti.




