Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 15:01
Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Shefi i qeverisë tha se ky vendim rrëzoi akuzat e pabaza për trafikim organesh dhe krimet kundër njerëzimit teksa shtoi se Dhomat e Specializuara theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare.

"Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhen theksuar ndërkombëtarisht. E para pretendimet për të ashtuquajturën "Shtëpi të Verdhë" dhe trafikimin e organeve as nuk bën pjesë e aktakuzës. E dyta akuzat për krimet kundër njerëzimit dhe sulmet e gjëra sistematike kundër popullsisë civile u rrëzuan dhe e treta Dhomat e Specializuara theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare", tha fillimisht Kurti.

Ai pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Gjykata Speciale solli disa konkludime të cilat, siç tha, kanë gabime faktike, historike dhe juridike.

Kurti tha se këto gabime duhet të korrigjohen në Apel.

"Në të njëjtën kohë kemi shqetësime serioze për konkludimet tjera, besojmë se ato përmbajnë gabime faktike, historike dhe juridike dhe presim që këto të korrigjohen në Apel. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të përjetohet si e paanshme. Rreth 20 mijë njerëz janë viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe shumë kryerës nuk janë ndëshkuar, Kosova kërkon drejtësi për çdo viktimë, për çdo krim dhe për çdo kryerës. Ne nuk mund të lejojmë barazimin e përgjegjësisë së fajësisë për shkak se dikush dëshiron të krijojë narrative alternative", theksoi kryeministri Kurti.

kurtigabimehistorike

Të ngjashme

Kurti e citon Specialen para von der Leyen: E theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq

Kurti e citon Specialen para von der Leyen: E theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq

14:53
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

14:18
Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën

Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën

12:29
Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

09:52

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së