Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dekalruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Edhe Kurti e konfirmoi që s’ka lëvizje të reja, por u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje me opozitën, me takimet që do të zhvillohen në vijim
“Ndërkohë që ne nuk e kemi sfidë numrin prej 61 deputeteve për formimin e qeverisë por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin. Ju e dini që jemi përpjekur edhe më herët dhe e dini që kandidati ynë është zyrtarizuar e po ashtu edhe kundërkandidati i saj Fatmir Mulhaxha-Kolçaku, dhe ndodhemi tani ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje ”, ka thënë Kurti
