Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për të votuar ish-ministren Justina Shiroka-Pula për presidnete. Kurti është pyetur nga gazetarët se a ka biseduar paraprakisht me kryetaren e Akademisë për këtë propozim.

Ai ka thënë se ajo ka qenë ministre e PDK-së dhe se edhe Hamza duhet të bisedojë me të.

“Ajo është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një profesoreshe e nderuar”, ka thënë Kurti para gazetarëve.