Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KPM apel mediave: Raportoni me saktësi gjatë protestave

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 22:07
KPM apel mediave: Raportoni me saktësi gjatë protestave

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) u ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve që, në kohën kur në vend po zhvillohen protesta dhe situata publike mbetet e ndjeshme, të raportojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe ndjeshmëri.

Në një komunikatë për media, KPM ka kërkuar që informacionet të verifikohen para publikimit dhe që raportimi të bazohet në parimet e saktësisë, paanshmërisë dhe përgjegjësisë ndaj publikut.

KPM ka paralajmëruar mediat që të shmangin titujt dhe formulimet senzacionaliste, si dhe publikimin e informacioneve të pakonfirmuara, thashethemeve apo pretendimeve të paraqitura si fakte.

Sipas KPM-së, në situata të tilla është i rëndësishëm ofrimi i kontekstit të plotë dhe dallimi i qartë ndërmjet faktit, pretendimit, opinionit dhe interpretimit.

Institucioni u ka bërë thirrje mediave që të tregojnë kujdes të veçantë edhe në përdorimin e pamjeve, deklaratave dhe materialeve që mund të ndikojnë në tensionimin e situatës.

“Në situata të tilla, roli i medias është veçanërisht i rëndësishëm. Publiku ka nevojë për informacion të saktë, të verifikuar dhe të kontekstualizuar, e jo për raportime që mund të shkaktojnë konfuzion, tensione të panevojshme apo polarizim të mëtejshëm të shoqërisë”, thuhet në komunikatën e KPM-së.

KPM ka theksuar se thirrja e saj nuk synon kufizimin e lirisë së medias apo të drejtës për informim, por ushtrimin e këtyre të drejtave me përgjegjësi dhe në interes të publikut.

Institucioni ka kërkuar që mediat të kontribuojnë në informimin e qytetarëve dhe në sqarimin e situatës, duke shmangur raportimet që mund të nxisin dhunë, urrejtje, konfrontim apo tensione ndërmjet qytetarëve.

“Publiku meriton të dijë çfarë ka ndodhur, çfarë është konfirmuar dhe çfarë mbetet ende për t’u verifikuar”, thuhet në komunikatë.

KPM ka përfunduar duke rikujtuar se përgjegjësia e mediave për informim të saktë bëhet edhe më e madhe në periudha të tensionuara.

mediaveapelraportoni

Të ngjashme

Gucati me apel për policinë e Kosovës: Mos ta përdorin forcën që e përdorën mbrëmë

Gucati me apel për policinë e Kosovës: Mos ta përdorin forcën që e përdorën mbrëmë

19:42

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Propozimi i Justina Shiroka Pulës, këto raportohet se janë sinjalet nga PDK
  • 22:55Lushtaku për Shiroka-Pulën: Le të vendosin deputetët e PDK-së, për mua të kaloj ligji i Speciales
  • 22:48Rrustem Mustafa: Në nderim të UÇK-së, fillimisht të kalojë Ligji për Specialen, pastaj të zgjidhet Presidenti
  • 22:48Justina Shiroka Pula nuk e kundërshton as pranon “ofertën” që të jetë kandidate për Presidente: Vetëm të bisedoj me njerëzit e duhur
  • 22:36Mblidhet Qeveria, merr këto vendime