Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pret në takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara, riafirmohet përkushtimi për zhvillim dhe reforma

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 12:51
Kurti pret në takim Ekipin e Kombeve të Bashkuara, riafirmohet përkushtimi për zhvillim dhe reforma

Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.

Në takim u diskutua për prioritetet e Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, si dhe forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe OKB-së, ndërsa të dyja palët riafirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të Kosovës dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Kurti theksoi së është e rëndësishme që prioritetet e Planit Strategjik të UNKT janë në përputhje me agjendën kombëtare të zhvillimit dhe mirëpriti vazhdimësinë e tyre.

“UNKT prezantoi prioritetet e saj për vitin 2026 dhe ritheksoi gatishmërinë për të mbështetur Qeverinë, si në zbatim ashtu edhe në aspektin normativ. Vëmendje e veçantë iu kushtua fushave, ku agjencitë e OKB-së mund të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave”, bën të ditur zyra për media e Kurtit.

Ai theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj bashkëpunimit me OKB-në, duke nënvizuar se Qeveria ka kontribuar edhe përmes bashkëfinancimit në programet e OKB-së në vend.

Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej mekanizmat e koordinimit.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?