Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kërkojnë nga Serbia zbardhjet e fatit të të zhdukurve

GD
Gazeta Demos5 prill 2026 në 17:27
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kërkojnë nga Serbia zbardhjet e fatit të të zhdukurve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Masakrën e rezallës, ku më 5 prill 1999 janë vrarë 98 burra dhe djem.

Ai ka thënë se dëshmitë e gjenocidit të Serbisë janë të freskëta në të gjithë Kosovën.

“Pas ekzekutimit mizor, në përpjekje për të fshehur krimin, forcat e armatosura të Serbisë ua rrëmbyen kufomat. 29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nga Kizhevaku, në vitin 2021 u kthyen në tokën e Kosovës eshtrat e shtatë prej të vrarëve, mes tyre edhe raste të ribashkimit të eshtrave të zhvarrosura vite më parë në Rudnicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë.

” Mbi 950 civilë të paarmatosur u masakruan në Kosovë, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Ende Serbia i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj”, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kërkojnë nga Serbia që të zbardhet plotësisht fati i të zhdukurve.

“Institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë pa vonesë, që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë. Nuk mund të lejojmë që harresa të mbulojë mizoritë e luftës në Kosovë, siç nuk mund të mbulojë dheu i varrezave masive të vërtetën për krimet e kryera nga Serbia. Duke nderuar të kaluarën dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë, ku brezat e rinj rriten të lirë dhe të sigurt. Në këtë datë që është dëshmi e dhimbjes dhe qëndresës së popullit tonë, nderojmë të vrarët në Rezallë. I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, ka shtuar ndër të tjera Kurti.

Albin Kurti

Të ngjashme

Si iu foli Kurti për Europën mërgimtarëve: Një gjerman i ka thënë një mikut tim a më merr në Kosovë nëse na sulmon Rusia

Si iu foli Kurti për Europën mërgimtarëve: Një gjerman i ka thënë një mikut tim a më merr në Kosovë nëse na sulmon Rusia

18:04
A do takohet me Abdixhikun?, flet Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka

A do takohet me Abdixhikun?, flet Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka

08:34
VV takohet me mërgimtarët në Prishtinë, Kurti thotë se ‘‘po krijohen kushtet’’ për kthimin e tyre në Kosovë

VV takohet me mërgimtarët në Prishtinë, Kurti thotë se ‘‘po krijohen kushtet’’ për kthimin e tyre në Kosovë

23:02

Më shumë nga Lajme

  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri