Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

VV takohet me mërgimtarët në Prishtinë, Kurti thotë se ‘‘po krijohen kushtet’’ për kthimin e tyre në Kosovë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 23:02
VV takohet me mërgimtarët në Prishtinë, Kurti thotë se ‘‘po krijohen kushtet’’ për kthimin e tyre në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar takim me mërgimtarët në sheshin “Adem Jashari”, në kryeqytet.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi mërgimtarët si zgjatje dhe mundësi për Kosovën.

“Për neve bashkatdhetarët janë zgjatje e Kosovës, por njëkohësisht edhe mundësi për të. Unë e di që secili prej juve në perëndim, prej nga do që jeni, prej Amerikës e Kanadasë, te Australia, prej Britanisë, Skandinavisë e Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, kudo që ndodheni, jeni një lloj ambasadori i vogël i Republikës së Kosovës dhe i kombit shqiptar. Por shumë këta ambasadorë të vogël, siç është bashkatdhetari shqiptar, bashkë e bëjnë ambasadën më të madhe. Jo veç tonën, por asnjë komb tjetër unë nuk di që ka në Evropë ambasadë qysh kanë shqiptarët, për shkak të diasporës, për shkak të bashkatdhetarëve të tyre. Prandaj edhe ne u jemi pafundësisht mirënjohës e falënderues për këtë angazhim që e bëni në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ndërsa, theksoi se në Kosovë janë duke u krijuar kushte me qëllim të kthimit të mërgimtarëve, duke shprehur interesim për përfshirjen e tyre në institucione publike e sektorin privat.

“Në Kosovë po krijohen kushtet për shkak të sundimit të ligjit, për shkak të qeverisjes së mirë, për shkak të luftimit të korrupsionit, për shkak të investimeve në bujqësi e në ushtri, po krijohen kushtet që bashkatdhetarët me u kthy. Unë e di që shumë prej juve e keni pasur familjen këtu, po një ose dy keni shkuar në perëndim. Tash ndoshta atje jeni më shumë se këtu, por ka shumë familje që tash një ose dy po i kthejnë prej perëndimit në Kosovë, sepse këtu e kanë tokën, këtu e kanë shtëpinë, ndoshta e kanë ble edhe ndonjë banesë tjetër, dhe në këtë mënyrë kanë ku kthehen. Por edhe ne jemi të interesuar që me qindra e qindra bashkatdhetarë të kyçen në institucionet publike të shtetit e me mijëra të kyçen në sektorin tonë privat”, tha Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”
  • 18:00Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’