Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46 prej të cilave kanë të bëjnë me deklarimin dhe praninë e vajit të palmës. Edhe në Qumështoren e “Vita-s”, e cila është e regjistruar me emrin tregtar, “Abrazen”, sipas AUV, është gjetur vaj palme.
“Kontrollet tona kanë evidentuar se një numër i madh operatorësh nuk posedonin autorizime të veçanta për përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, yndyrë bimore, qumësht pluhur apo përbërës tjerë zëvendësues”, tha Kryeshefi i Agjencisë, Bekim Hoxha.
Këto janë rezultatet e përmbledhura nga mostrat e marra të produkteve qumështit, prezentuara nga Kujtim Uka, shef i laboratorit në AUV:
Kompania Aldi, produkti gjizë. Testimet që janë kryer. Është detektuar vaji i palmës. Vaji i palmës nuk është deklaruar në produkt. Yndyrat nuk janë detektu dhe nuk janë deklaru.
Kompania Abi SHPK, krem i freskët. Vaji i palmës është detektuar. Nuk është deklaruar. Yndyra bimore është detektuar dhe është deklaruar.
Kompaniaa Abi, speca në krem. Vaji i palmës është detektuar, nuk është deklaruar. Yndyrat bimore janë detektuar, nuk janë deklaruar.
Kompania Abrazen, produkti Holla Cream. Është detektuar vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur, dhe e ka të deklaruar yndyrën bimore.
Kompania Abrazen, produkti qumësht. Vaji i palmës është detektuar, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore nuk janë detektuar. Ky produkt përmban vaj palme.
Kompania Ajka, produkti ajkë Schmand. Është detektuar vaji i palmës, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë të detektuara, nuk janë të deklaruara.
Kompania Anor, produkti Double Cream. Vaji i palmës është i detektuar, nuk është i deklaruar.
Kompania Best BT, produkti margarinë. Janë gjetur vaj palme dhe yndyra bimore.
Kompania Bylmeti, është krem pite për vakum. Është gjetur vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur dhe nuk janë deklaruar.
Kompania Bylmeti, produkti Schmand i freskët. Është gjetur vaj palme, nuk është i deklaruar.
