Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumit e Paqes në Paris, shkruan Gazeta Demos.

Ai ka folur për misionin e OKB-së në Kosovë, i cili ka thënë se ky mision ishte mjaft i suksesshëm, duke theksuar se kthimi i refugjatëve ishte një ndihmë e madhe humanitare nga ta.

”Në vitin e parë, kur u vendos misioni i OKB-së në Kosovë, ai pati mjaft sukses. Kjo ishte fytyra e ndihmës humanitare dhe kthimit të refugjatëve.Pra, mendoj se në këto dy raste, OKB-ja në përgjithësi ia del mbanë.Pra, kur njerëzit kthehen në shtëpitë e tyre dhe kur keni nevojë për lloje të ndryshme mbështetjeje për familjet, për gratë dhe fëmijët, për të moshuarit, për ata që janë të plagosur ose të sëmurë. Viti 1999 ishte një histori suksesi e OKB-së në Kosovë. Megjithatë, duhet të them se kur ishim gati të kalonim në një kapitull të ri, që është ai i demokracisë dhe zhvillimit, nuk pati sukses. Nga përvoja jonë, mund të them se misioni i OKB-së në Kosovë ishte mjaft i suksesshëm në aspektin e njerëzve dhe sigurisë së tyre, pastaj jetës së tyre si të tillë, duke ruajtur mirëqenien minimale. Megjithatë, kur na duhej demokratizimi i vendit tonë, kur na duhej zhvillim ekonomik,atëherë u bë më shumë një pengesë sesa një mundësi. Kjo mund të lidhet pjesërisht edhe me udhëheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së në Kosovë, u shënua nga dy diplomatë të shquar, Sergio Vieira de Mello dhe Bernard Kouchner. Pra, ju nevojitet udhëheqje e misioneve të OKB-së kudo ku ato janë të vendosura. Lidership që njeh rëndësinë e një kombinimi të përsosur midis legjitimitetit publik dhe efikasitetit të përditshëm”, tha Kurti në fjalimin e tij.