Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti për Ditën e Gruas: Dhuna dhe diskriminimi s’tolerohen, ndiqen penalisht dhe parandalohen

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 10:52
Kurti për Ditën e Gruas: Dhuna dhe diskriminimi s’tolerohen, ndiqen penalisht dhe parandalohen

Me temën globale “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”, Agjencia për Barazi Gjinore ka shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aty ku kryeministri Albin Kurti, tha se drejtësia e barabartë nuk është parim abstrakt, por përgjegjësi konkrete e vendit.

Në fjalën e tij, Kurti po ashtu tha se drejtësia e barabartë do të thotë që të drejtat e garantuara nga kushtetuta dhe ligji të zbatohen plotësisht në çdo gjykatë, në çdo vend pune, në çdo komunë dhe në çdo stacion policie.

Ndër të tjera, ai tha se me barazi, do të thotë po ashtu që dhuna në familje dhe diskriminimi nuk tolerohen, justifikohen ose fshihen, por ndiqen penalisht dhe parandalohen.

“Do të thotë që çdo vajzë dhe grua në Kosovë ka qasje të barabartë në arsim dhe mundësi cilësore për jetë dhe karrierë. Drejtësia e barabartë do të thotë që gratë nuk janë vetëm votuese, por edhe vendimmarrëse. Do të thotë përfaqësim i barabartë në politikë, lidership, në institucione publike dhe pjesëmarrje kuptimplote në formësimin e së ardhmes së vendit tonë. Sepse një demokraci nuk mund të jetë e fortë nëse gjysma e popullsisë së saj është e nënpërfaqësuar”, tha Kurti.

Kurti po ashtu theksoi se drejtësia e barabartë nënkupton tolerancë zero për dhunën me bazë gjinore, zbatim të urdhrave mbrojtës, mbështetje për të mbijetuarat dhe përgjegjësi për autorët e dhunës, si dhe barazi në paga dhe qasje në shërbime shëndetësore.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit
  • 22:38​Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë