Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kishte bindje se vetëm 28 dhjetori ishte data që do të mund të mbaheshin zgjedhjet e përkohshme parlamentare, për të cilën datë presidentja Vjosa Osmani e zgjedhi veçse ia kishte kërkuar ai,.
“Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 28 dhjetor, për bindjen time të fuqishme zgjedhjet nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga sekretariati i KQZ-së, ku thuhet se kanë të pamundur organizimin e zgjedhjeve për 21 dhjetor për të përmbushur afatet e domosdoshme kohore lidhur me sfidat teknike e logjistike. Mos harroni që ne kishim në tetor edhe dy raunde të zgjedhjeve lokale dhe hynë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ende pa u bërë certifikimi i zgjedhjeve lokale. Prandaj, nuk ka pasur mundësi tjetër për datë përveçse më 28 dhjetor. Nëse ndokush do të mendonte se ka qenë e mundur të organizohen zgjedhjet më 4 janar, kjo s’ka qenë e mundur për shkak të aspektit buxhetor”, tha ai.
