Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti paralajmëron edhe disa palë zgjedhje: Zhurma dhe piskama s’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 11:28
Kurti paralajmëron edhe disa palë zgjedhje: Zhurma dhe piskama s’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se tensionet dhe kritikat nga opozita lidhur me çështjen e presidentit nuk po e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por vetë shtetin e Kosovës.

Duke folur nga Klinika e Kardiologjisë të mërkurën, Kurti paralajmëroi për koston e mundshme nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, duke thënë se ato do t’i kushtonin buxhetit të shtetit së paku 10 milionë euro, ndërsa humbjet e përgjithshme do të arrinin në dhjetëra milionë euro.

Ai theksoi nevojën për marrëveshje politike, duke shtuar se ka bërë përpjekje konkrete për bashkëpunim me partitë opozitare. Sipas tij, LDK është takuar dhe ka marrë dy oferta – një për bashkëqeverisje dhe një tjetër për rrokadë në Kryesinë e Kuvendit – ndërsa PDK ka refuzuar takimin dhe ofertat.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, meqenëse unë nuk e di se si mund të kemi 80 deputetë. Është e domosdoshme të merremi vesh. Nuk po më duken (opozita) të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Duke komentuar kritikat ndaj partisë së tij, ai ka thënë se “zhurmat dhe piskamat” me ankesa të paarsyeshme nuk po e dëmtojnë Vetëvendosjen, por institucionet e vendit.

Kurti përmendi edhe çështjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kujtuar kritikat e mëhershme ndaj saj dhe duke theksuar se ato, sipas tij, kanë rezultuar të pabazuara.

“Tema kryesore para një viti ka qenë qysh nuk bën Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze, përçarëse dhe është aq e rrezikshme saqë do të dëmtohet pakthyeshëm funksionimi i institucioneve. E patën linçuar dhe stigmatizuar gruan më të votuar të legjislaturës së nëntë. Ku jemi sot? Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit, ajo është edhe u.d e presidentes, ajo s’është as konfliktueze dhe as përçarëse. Prandaj, të gjitha këto zhurma dhe piskama që i dëgjoni me ankesa të paarsyeshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk po na bëjnë dëm neve, po i bëjnë dëm shtetit, jo neve”, shtoi ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK
  • 17:35Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia
  • 17:33Po bënte foto te ujëvara, 20-vjeçari rrëzohet nga 54 metra dhe humb jetën
  • 17:29Qytetari i "bie" pishman i kërkon falje asamblistes së PDK-së: Ndonjeherë njeri po është me 100 mijë probleme....
  • 17:22Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë