Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla tha se i pacienti është në sallën e operimit dhe se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit, i njëjti do të shtrohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive për monitorim të gjendjes së tij shëndetësore.


