Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet

GD
Gazeta Demos9 tetor 2026 në 18:47
Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet

Rreth 18 muaj pas aksidentit tragjik në autostradën A22 në veri të Italisë, familjet e dy të rinjve me origjinë nga Kosova, V. X. dhe D. S., kanë marrë dëmshpërblim në vlerë të përgjithshme prej 2 milionë eurosh.

Dy punëtorët, përkatësisht 21 dhe 23 vjeç, humbën jetën më 30 maj 2025 në një aksident të rëndë mes Chiusës dhe Bressanones, ndërsa po udhëtonin për në punë. Kompensimi është paguar nga kompania e sigurimeve e automjetit të kompanisë ku punonin dy të rinjtë dhe lidhet me dëmin e shkaktuar familjeve nga humbja e të afërmve.

V.X. ishte me prejardhje nga Malisheva, ndërsa D. S. nga Deçani. Të dy kishin jetuar prej kohësh në zonën e Bolzanos dhe punonin në sektorin e ndërtimit. Mediat italiane raportuan pas tragjedisë se ata kishin nisur të punonin për kompaninë lokale që në moshë të re. Pronari i kompanisë, E. V., kishte deklaruar atëherë se i njihte prej vitesh dhe i kishte përshkruar si punëtorë shumë të mirë.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit, teksa automjeti i kompanisë po lëvizte në drejtim të veriut, nga Bolzano drejt zonës së Brunicos, ku punëtorët duhej të shkonin në një kantier. Sipas rindërtimit të ngjarjes të publikuar nga mediat italiane, kolegu që drejtonte furgonin kishte nisur të kthehej nga korsia e parakalimit në korsinë normale të lëvizjes, por përpara ndodhej një kolonë kamionësh që po lëviznin ngadalë. Automjeti nuk arriti ta shmangte përplasjen dhe goditi pjesën e pasme të një kamioni me targa rumune.

jetënrinjvefamiljet

Të ngjashme

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një 'milkshake' nga blenderi i palarë

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një 'milkshake' nga blenderi i palarë

18:13
Humb jetën një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës - Policia jep detaje

Humb jetën një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës - Policia jep detaje

09:22

Më shumë nga Lajme

  • 19:47Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira - 11 të lënduar
  • 19:27SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: S’e lejojmë t’i ndjekë amerikanët
  • 19:04Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK
  • 18:49Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vrasjes në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje
  • 18:47Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave