Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Nëse s’votohet qeveria e re, qeveri do të ketë, por s’mund ta mbikëqyrni dhe t’i kërkoni llogari, se s’e keni votuar

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 11:38
Kurti: Nëse s’votohet qeveria e re, qeveri do të ketë, por s’mund ta mbikëqyrni dhe t’i kërkoni llogari, se s’e keni votuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se “qeveri do të ketë”, edhe nëse qeveria e re që pritet ta prezantojë pas pak, nuk do t’i marrë 61 votat e nevojshme në Kuvend.

Ai iu tha deputetëve se qeverinë në detyrë s’mund ta mbikëqyrin dhe s’mund t’i kërkojnë llogari.

“Për më tepër, përderisa nuk votohet qeveria e re, kjo nënkupton zgjatje e mandatit të qeverisë në detyrë. Pra, qeveri do të ketë, vetëm se deputetët e kanë të pamundur ta mbikëqyrin dhe të kërkojnë llogari nga një qeveri në detyrë, të cilën nuk e kanë votuar”, tha ai.

Çdo ditë pa qeveri të re, Kurti tha se është “ditë humbjeje për zhvillimin, për qytetarin, për shtetin”, ndërsa, pa ndonjë marrëveshje të përmendur, i ftoi deputetët që ta votojnë qeverinë që do ta prezantojë ai.

Ai përmendi “punë e mira” që tha se i ka bërë qeveria e udhëhequr prej tij, ndërsa u kërkoi deputetëve që t’ua mundësojnë që t’i “vazhdojnë punët e mira”.

Më shumë nga Lajme

  • 14:28Përmbytje në Grand Canyon, një i vdekur dhe 15 të zhdukur
  • 14:12Haxhiu: Dakordimi i sotëm është një hap drejt tejkalimit të ngërçit
  • 14:00Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha!
  • 13:59PDK anulon konferencën e thirrur për media
  • 13:55Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President