Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 13:12
Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj

Kryeministri Albin Kurti nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së tha se populli ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj e cila është ngritur përreth rezistencës së armatosur.

“Në historinë moderne të Kosovës Epopeja e UÇK paraqet traditën përmes së cilës i referohemi ngjarjes më totale dhe përcaktuese në rrugën e betejave të shqiptarëve për liri në Kosovës përgjatë shekullit XX-të. Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e epopenë e saj e cila është ngritur përreth rezistencës të armatosur dhe sakrificës së familjes Jashari 5, 6 dhe 7 mars 1998 si një ngjarje shembullore e fuqisë së qëndresës të dalë nga guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për liri”, tha ai.

Ai tha se FSK po rreshtohet me ushtritë e NATO-s, e ku tha se rreshtimi i kuadrateve të ushtrisë së Kosovës, është ashtu siç mund ta ketë ëndërruar kryekomandanti Adem Jashari, atëherë kur ushtria e Kosovës ishte veçse një ide e nuk besohej.

“FSK sot rreshtohet me ushtritë e NATO-s, zbarkon misione që ndërtojnë dhe mirëmbajnë paqen kudo nëpër botë. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur, të nderuar pjesëmarrës, dhe po ngjan, nën urdhra dhe komanda të dhëna nga një kazermë ushtarake me emrin ‘Adem Jashari’, këtu ku jemi mbledhur sot, më 5 mars 2026, në ditët e para të Epopesë së UÇK-së, për ta kujtuar dhe nderuar pikërisht rezistencën e kryekomandantit Adem Jashari dhe të familjes së tij. Përpara nesh janë rreshtuar kuadratet e Ushtrisë së Kosovës, ashtu siç duhet t’i ketë ëndërruar Adem Jashari dikur, në një kohë kur Ushtria e Kosovës ishte veçse një ide që besohej nga fare pak njerëz. Përballë tyre jemi të gjithë ne, qytetarë të vendit e zyrtarë të shtetit tonë, që çdo ditë e më shpesh po e dëshmojmë rritjen, ngritjen dhe përparimin e Ushtrisë së Kosovës. Kjo edhe si rezultat i investimeve milionëshe të qeverisë së Republikës në pajisje dhe sisteme të armatimit, në trajnime dhe shkollime të ushtarakëve tanë nëpër akademitë më të mira të vendeve të NATO-s, si dhe në strukturën dhe infrastrukturën e FSK-së”, tha Kurti.

Albin Kurti

Të ngjashme

Si iu foli Kurti për Europën mërgimtarëve: Një gjerman i ka thënë një mikut tim a më merr në Kosovë nëse na sulmon Rusia

Si iu foli Kurti për Europën mërgimtarëve: Një gjerman i ka thënë një mikut tim a më merr në Kosovë nëse na sulmon Rusia

18:04
A do takohet me Abdixhikun?, flet Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka

A do takohet me Abdixhikun?, flet Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka

08:34
VV takohet me mërgimtarët në Prishtinë, Kurti thotë se ‘‘po krijohen kushtet’’ për kthimin e tyre në Kosovë

VV takohet me mërgimtarët në Prishtinë, Kurti thotë se ‘‘po krijohen kushtet’’ për kthimin e tyre në Kosovë

23:02

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë