Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti në BIK: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 11:36
Kurti në BIK: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht.

Ai ka thënë se sfidat janë ato që kanë të bëjnë me provokime në kufi si dhe me ngritjen e çmimit të naftës.

“Provokimet rreth kufirit po shtohen. Përshtypja jonë është që vjen nga dy dështime. I pari është që nuk kanë një strukturë të brendshme. E dyta është se e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë peng krejt rajonin për integrime në Bashkimin Evropian. Pra Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po thotë kush dëshiron të vijë do t’i krijohen shanset, por duhet t’i bëhen detyrat e shtëpisë. Kush nuk dëshiron të vijë nuk mund t’i pengojë të tjerët dhe kjo i ka acaruar shumë serbët sepse ata e kanë pas privilegjin që pa neve nuk mund të shkonin askund. Kjo është një dëshpërim i dyfishtë”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Ai u ndal edhe te ngritja e çmimit të naftës, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

“Sfida e dytë është që luftërat që nisën nuk përfunduan, por nisën ato të rejat dhe këto tash po e bëjnë çrregullimin e zinxhirit të furnizimit. Kemi folur me ministrin e Financave dhe ministren e Tregtisë që të përgatiten sa më mirë, sepse çmimet e naftës dhe produkteve tjera po rriten”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e stabilitetit shoqëror.

Më shumë nga Lajme

  • 11:28Aleanca thirrje Vetëvendosjes: Ejani ta votojmë ligjin
  • 11:21Invalidi i UÇK-së përfundoi me tetë qepje në kokë në emergjencë
  • 11:07Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan situatën e sigurisë
  • 11:06Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
  • 11:03Policia del me raport: 20 zyrtarë të lënduar, 12 protestues dhe një gazetar kërkuan ndihmë mjekësore