Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 19:51
Kurti: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në burgun e Prishtinës, Greiçevci më 1964 dhe Dugolli 34 vjet më vonë, më 1998.

Kurti tha se të dy janë vrarë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend dhe nga i njëjti pushtet.

“Të dy ata janë vrarë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend dhe nga i njëjti pushtet, por në dy mote të ndryshme me 34 vite mes tyre. Sot, në përvjetorët e tyre, i kujtojmë Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin”, ka shkruar Kurti.

Fazli Greiçevci ishte mësues, poet dhe aktivist politik i organizatës Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Ai u vra nën tortura në burgun e Prishtinës nga autoritetet serbe më 17 gusht 1964.

I lindur më 1935 në Sankoc të Drenasit, Greiçevci ishte shok klase në Shkollën Normale në Prishtinë me Rexhep Qosjen dhe shok idealesh politike me Adem Demaçin.

Në fillim të viteve ’60 ai punoi si mësues në disa fshatra të Drenicës, ndërsa shkruante poezi, disa prej të cilave i botoi në revistat “Jeta e Re” dhe “Zani i Rinisë”.

Në fund të verës së vitit 1963, një grup aktivistësh të rinj politikë formuan në Prishtinë organizatën e fshehtë politike Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e drejtuar nga Adem Demaçi. Mes aktivistëve drejtues ishte edhe Fazli Greiçevci.

Në qershor të vitit 1964, autoritetet jugosllave të sigurisë arrestuan mbi 300 pjesëtarë të kësaj organizate. Greiçevci nuk ishte mes të arrestuarve, por u dorëzua në polici. Nga 3 gushti i vitit 1964 ai u torturua për dy javë në burgun e Prishtinës, deri sa vdiq më 17 gusht 1964.

Cen Dugolli, i lindur më 25 shtator 1966, gjatë viteve ’90 u angazhua në degën e Ferizajt të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në shoqatën humanitare “Nënë Tereza” dhe në Unionin e Pavarur të Studentëve në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj.

Më pas ai u mobilizua si ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Nerodimës.

Më 21 qershor 1998, Dugolli u arrestua nga policia serbe në shtëpinë e tij në Ferizaj dhe u rrah në prani të familjes. Fillimisht u mbajt në burgun e Gjilanit dhe më pas u transferua në burgun e Prishtinës, ku u torturua nga autoritetet e sigurisë dhe gjyqësisë serbe.

Si pasojë e torturave, Dugolli ra në koma më 16 gusht. Ai u dërgua në spitalin e Prishtinës, ku vdiq më 17 gusht 1998.

“Lavdi Fazli Greiçevcit e Cen Dugollit, dhe gjithë atyre jetëve që u shuan nga dhuna e regjimit serb në rrugën e angazhimit të tyre për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti. 

kurtigreiçevcikosovës

Të ngjashme

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

15:30
Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

12:10
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

14:18
Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit

Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit

20:50

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?