Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin udhëtimin për në Serbi.
“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve tanë. Në të njëjtën kohë i ftojmë qytetarët për maturi, basshkëpunim me institucionet e Kosovës dhe ruajtje të unitetit dhe qetësisë”, tha ai.