Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është kërkesa për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e zonës industriale në Gjakovë.
Sipas tij, me miratimin e kësaj procedure do t’i hapet rruga ndërtimit të fabrikës së municioneve – e para e këtij lloji në Kosovë.
“Kjo do ta rrisë sigurinë, do ta forcojë ushtrinë dhe do të rrisë kapacitetet tona. E bën edhe më të veçantë që po e miratojmë në Ditën e Forcës. Ndërtimi i kësaj fabrike do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026. Do të shërbejë kjo zonë industriale edhe për investitorë të tjerë që jemi në kontakt për lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronë ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, ka thënë ai.
