Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 16:52
Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në ora 18:00, lidhur me çështjen e Presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje i ka emrat për President. Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili nuk i tregoi se cilët janë emrat që ata do t’i propozojnë.

Kurti dhe Abdixhiku për çështjen e Presidentit u takuan për herë të fundit më 18 gusht.

Ata thanë se kanë diskutuar për profilin e Presidentit dhe se janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të propozojnë emra konkretë.

Ndërkohë, Kuvendi po vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse afati kushtetues ka kaluar që nga 7 gushti.

Vetëvendosja i ka votat për konstituimin e Kuvendit, por kanë thënë se duhet marrëveshje për Presidentin.

Nga ana tjetër, opozita, posaçërisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, e kanë akuzuar VV-në për “cenim të rendit kushtetues”.

Pikërisht për shkak të moszgjedhjes së Presidentit, Kosova kishte shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor.

kurtiabdixhikupresidentit

Të ngjashme

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

17:43
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin francez

Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin francez

16:05
Kurti me lëvdata për projektin e autostradës Shkup – Bllacë në anën maqedone: 5 tunele, 8 ura, 4 galeri…

Kurti me lëvdata për projektin e autostradës Shkup – Bllacë në anën maqedone: 5 tunele, 8 ura, 4 galeri…

11:52
‘‘Mot me diell, ditë e madhe’’, shkoi në RMV për nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, Kurti pritet nga Mickoski

‘‘Mot me diell, ditë e madhe’’, shkoi në RMV për nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, Kurti pritet nga Mickoski

11:52

Më shumë nga Lajme

  • 17:51Këto janë vendet ku nesër do ketë reduktime
  • 17:50“Nëse këta shpallen fajtorë, Serbia do të diskutojë pavarësinë e Kosovës”, Nasim Haradinaj për vendimin e 16 shtatorit në Hagë
  • 17:3381-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, çka dihet rreth rastit?
  • 17:31Nili Perëndimor arrin në Kumanovë, 53 raste raportohen në Maqedoninë e Veriut
  • 17:29Nesër shënohen 28 vjetori i rënies së heroit Ismet Rrahmani