Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 22:55
Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

Të hënën, KFOR ka konfirmuar se ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë, në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke theksuar se kjo është pjesë e procesit për optimizimin e dislokimit të KFOR-it.

“Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Shefi i Mbrojtjes i Serbisë, gjenerali Mojsilovic, është informuar rregullisht gjithashtu. Gjeneralmajor Ulutas, Komandanti i misionit të KFOR-it, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë në Institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, u tha në përgjigjen e KFOR-it për Gazetën Express.

Të hënën te Ura e Ibrit ka qëndruar edhe Ministri në detyrë Xhelal Sveçla i cili e ka quajtur lajm të mirë këtë proces.

“Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës. Në një prononcim për media, Sveçla tha se procesi do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, tha ai.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi ku përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës. Kjo vjen pas një pune të gjatë dhe të suksesshme të të gjitha institucioneve të sigurisë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës në sigurimin e rendit dhe ligjit dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim”, shtoi Sveçla.

Ai pastaj tha se prania e Policisë së Kosovës në Urë do të reduktohet gradualisht me përmirësimin e situatës së sigurisë.

“Patjetër që ky është një lajm i mirë. I gjithë procesi do të vijojë në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili deri tani e ka pasur përgjegjësinë e sigurisë në këtë Urë. Sigurisht që, me përmirësimin e sigurisë, edhe vetë prezenca e Policisë së Kosovës do të reduktohet. Është një proces afatshkurtër, i cili do të ofrojë garanci për të gjithë se hapja e urës do të jetë një e mirë për të gjithë, pa pasur ndikim negativ te askush”, potencoi ai.

I pyetur për praninë e barrikadave dhe qarkullimin e veturave në këtë urë, Ministri në detyrë tha se po punohet që të ketë lajme të mira.

“Të gjithë jemi të angazhuar që ky proces të përfundojë në mënyrë sa ma mirë të mundshme. Shumë shpejt do të kemi lajmë tjera të mira”, ka theksuar ai.

urënsveçlaibrit

Të ngjashme

Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

12:53
Sveçla: Nuk po du me folë për të arriturat e dikasterit tim, janë të qarta në raport

Sveçla: Nuk po du me folë për të arriturat e dikasterit tim, janë të qarta në raport

19:43
Sekuestrimi i 43 armëve të gjata automatike, Sveçla: Do të vazhdojmë me vendosmeri në luftimin e krimit të organizuar

Sekuestrimi i 43 armëve të gjata automatike, Sveçla: Do të vazhdojmë me vendosmeri në luftimin e krimit të organizuar

13:57

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës: Na i bllokuan 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje
  • 21:07Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet
  • 21:06Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian
  • 21:00Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian
  • 20:54Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni