Liderët institucionalë dhe ata politikë të Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
U.d. e Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, do të votojë në orën 10:30 në SHFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të votojë në orën 09:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Kandidatja e LDK-së për Presidente dhe ish kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, do të votojë në orën 09:30 në SHFMU “Shkëndija” në Hajvali.
PDK ende nuk ka dërguar një njoftim zyrtar se ky do të votojë kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza.
