Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kthehen nga Siria 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 09:15
Kthehen nga Siria 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.

“Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri”, thuhet ne njoftimin e Ministrisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve. Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij, raporton Euronews.al.

Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt.

tyreshqiptarësiria

Të ngjashme

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

08:22
Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël

Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël

08:13
Viniciusi rrezikon deri në 4 ndeshje pezullim, mes tyre edhe “El Clasicon”

Viniciusi rrezikon deri në 4 ndeshje pezullim, mes tyre edhe “El Clasicon”

11:32

Më shumë nga Lajme

  • 12:49Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë
  • 12:25Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
  • 12:10“Nëna e pa të birin të vrarë në një dhomë të shtëpisë”-Detaje nga Gjilani, ku babai dyshohet se e vrau djalin e tij
  • 12:09Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët
  • 11:52Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional