Ismet Kryeziu nga KDI ka shkruar pas deklarimeve të fundit të kryetarit të VV’së në SHBA, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se politikës kosovare i mungojnë njerëzit normal, por jo dhe ambiciet e as zhurma. “Politikes sone nuk i mungojne zhurma, mashtrimet, pozat dhe ambicjet. Por i mungojne njerezit normale, dhe pikërisht ky eshte problemi me i madh i shoqerise sone sot”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.