Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë vizituar sot Komunën e Malishevës, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, i cili shprehu mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan aktivitetet dhe angazhimin e tyre në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e ofruar nga Komuna e Malishevës
“Mbështetja që po marrim nga komunat dhe kryetarët e tyre dëshmon se kjo kauzë i tejkalon dallimet dhe buron nga vetë ndërgjegjja qytetare”, theksoi Hoxha.
Kurse, Ismail Tasholli tha se ky Marsh është një thirrje paqësore për respektimin e parimeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e së vërtetës të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
