Me ftesë të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin e Lezhës në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy qyteteve.
Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional, kulturor dhe qytetar ndërmjet Gjakovës dhe Lezhës.
Postimi i plotë:
Me ftesë të mikut tim, kryetarit Pjerin Ndreu, sot ishim në Lezhë 🇦🇱 – qytet simbol për të gjithë shqiptarët – në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit që lidh dy qytetet tona. Ky takim ishte më shumë se formalitet institucional: ishte një hap i natyrshëm në forcimin e një ure miqësie dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm🤝.