Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar për shkarkimin e Drejtorit të Pronës në këtë komunë, Gëzim Zogiani, i arrestuar në një aksion të organeve të rendit para pak ditësh.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës, Siç ju kam njoftuar në reagimin tim paraprak, sot kam marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, z. Gëzim Zogiani. Vendimi, të cilin po e bëj publik bashkë me këtë njoftim, është në përputhje me zotimin tim për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të pakompromis ndaj çdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkroi Prebreza në një postim në Facebook.
Ai tha se “ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt”.




