Në selinë qendrore të PDK-së po mbahet sot takimi i Kryesisë së kësaj partie që drejtohet nga Bedri Hamza.

Kjo mbledhje vjen pas ftesës që iu ka shkuar partive opozitare nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve.

Ilmi Reçica ka thënë se për këtë çështje do të ketë një vendim dhe qëndrim pas mbledhjes.