Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeshefi i Termokosit u drejtohet qytetarëve me një letër, ja çka shkruan

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 10:08
Kryeshefi i Termokosit u drejtohet qytetarëve me një letër, ja çka shkruan

Ai përmend disa nga arritjet më të mëdha derisa pohon se të gjitha janë rezultat i përkushtimit të tyre ndaj shërbimit publik, qytetarit dhe mjedisit.

“Të dashur qytetarë të Prishtinës, Kur jemi në fazën më të rëndësishme përgatitore për sezonin ngrohës 2025/2026, ndjejmë obligim që në emër të gjithë ekipit të Termokos, të ju drejtohemi me mirënjohje dhe respekt të thellë për bashkëpunimin dhe besimin që na keni dhënë ndër vite.

Gjatë periudhës 2021–2025, kemi ndërmarrë një rrugëtim të rëndësishëm për të përmirësuar ndjeshëm sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytetin tonë. Sot, me krenari ndajmë me ju disa nga arritjet tona më të rëndësishme: Shtuam mbi 10,000 lidhje të reja, me mbi 65,000 konsumatorë më shumë, duke përfshirë 11 lagje të reja që sot gëzojnë ngrohje të qëndrueshme dhe moderne.

Kemi rritur energjinë e liferuar me mbi 30%, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe ulur humbjet në rrjet. Investuam në modernizimin e infrastrukturës termike, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje. Rritëm sipërfaqen e përgjithshme të mbuluar me ngrohje, si në zona banimi ashtu edhe në ato afariste. Forcuam performancën tonë financiare, pa rritur barrën për qytetarët. Të gjitha këto arritje janë rezultat i përkushtimit tonë ndaj shërbimit publik, qytetarit dhe mjedisit. Në thelb të çdo investimi dhe vendimi tonë qëndron një qëllim i vetëm: të ju shërbejmë më mirë, me ngrohje më të pastër, më të sigurt dhe më efikase”.

Osmani deklaron se janë të vetëdijshëm për disa sfida, mirëpo sipas tij “rruga është e qartë”.

“Jemi të vetëdijshëm që sfidat janë ende të pranishme, por rruga është e qartë! Një Prishtinë më e ngrohtë dhe më e gjelbër. Ju falënderojmë për mbështetjen dhe ju ftojmë të jeni pjesë e rrugëtimit tonë edhe në vitet që vijnë.Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”.

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
  • 22:50Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
  • 22:2516 armë zjarri të sekuestruara dhe mbi 4 mijë gjoba trafiku në një javë në Prishtinë
  • 22:21Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për ta zhbërë gjuhën shqipe
  • 22:08Policia nis hetimet për rrahjen mes disa personave në Viti